Bajrami: ZRrE-ja ka bërë shkelje jashtëzakonisht të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka fajësuar Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet vendimi i ZRrE-për shtrenjtim të rrymës, ajo ka thënë se ZRrE-ja ka lajthitur me çmime në dokumentin konsultativ.
“Mungesa e Qeverisë është evidente, kur po diskutojmë çështjen më të rëndësishme për qytetarët tanë. Kam dashur të flasë më shumë me ministren e Ekonomisë e kryeministrin sesa me qytetarët, të cilët janë në dijeni për pasojat e këtij vendimi. ZRRE-ja ka bërë shkelje jashtëzakonisht të madhe, jo vetëm që ka marrë vendim t’i dyfishojë tarifat, por i ka vu në lajthitje të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, me dokumentin konsultativ”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka thënë se Qeveria e Kososvws ia ka kthyer shpinën qytetarëve. “Qeveria e 51 përqindëshit iu ka braktisur. Ajo ka vendosur me 90 milionë euro t’i paguajë rrymën bizneseve. Cilat biznese? A janë ato top 50 bizneset që i pati publikuar Hekuran Murati? A mundet sot ministri me dalë me publiku listën e top 50 bizneseve që përfitojnë nga subvencionimi 90 milionësh?”, ka thënë Bajrami.