ZRrE-ja miraton tarifat e reja, çmimi i rrymës pritet të rritet deri në 16 për qind

11 prill 2025 | 11:10

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRtE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten.

Derisa anëtarët e ZRrE-së nuk treguan për sa për qind do të rritet çmimi i rrymës me tarifat e reja, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të brendshme se rritja do të jetë deri në 16 për qind.

ZRRE-ja ka thënë se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.

Ndërkohë, është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Cleveland Cavaliers u mund me rezultat 114-112 nga…