ZRrE-ja paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike
07 shkurt 2023
| 12:23
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.
Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi, ka thënë të martën se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.
Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.
Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, Fejzullahu, ka thënë se prioritet gjatë këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë. /Ksp/