ZRrE-ja përkrah propozimin e LV-së për shtrenjtim të rrymës

08 shkurt 2022 | 11:56

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i kishte propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kWh mos të preken nga rritja e energjisë elektrike.

“Blloku i parë tarifor deri në 800 kilovat për orë, i cili mbulohet nga prodhimi i KEK-ut të mos ketë shtrenjtim të rrymës. Këtu përfshihet edhe subvencionimi i qeverisë. Ky bllok tarifor përbën 63 për qind të amvisërive në gjithë territorin e Kosovës. Blloku i dytë tarifor nga 800 deri 1400 kilovat të ketë një rritje e cila do të përcaktohet në bazë të subvencionit të qeverisë dhe llogaritjet e ZRrE-së dhe përfshinë mbi 23 për qind të amvisërive. Më propozimin tonë, dy të tretat e amvisërive kursehen. Blloku i tretë tarifor që do të përfshinte konsumatorët që shpenzojnë mbi 1400 kilovat”, kishte thënë shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila më 31 janar të këtij viti, shkruan “Epoka e re”.

Një propozim i tillë si duket është marrë parasysh nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), e cila ka vendosur të martën se nuk do të ketë rritje të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë të dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efikase me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe deri në 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga departamenti i tarifave në ZRrE.

Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në komentet dërguar ZRrE-së kishte propozuar që zgjerimin e brezit tarifor në 800 kilovat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll…