ZRrE-ja së shpejti do të vendos për tarifat e reja të energjisë

31 janar 2022 | 16:31

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, ka bërë të ditur se pas pranimit të të gjithë komenteve në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, do të dalin me një raport përfundimtar rreth tarifave të reja të energjisë.

Kryesuesi i Bordi të ZRRE-së, Ymer Fejzullau, ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të bordit do të bëhen publike tarifat e reja të energjisë.

“Pas pranimit të komenteve, ZRRE-ja do të dalë me një raport përfundimtar ku do t’i përgjigjet këtyre komenteve dhe do të vendosë mbi të hyrat e lejuara maksimale për të licencuarit e rregulluara, përkatësisht tarifat”, ka deklaruar Fejzullahu.

Afati për dhënien e komenteve është mbyllur sot në ora 16:00.

ZRRE-ja gjatë procesit të konsultimit publik, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit si: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Kompania Kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Zyra e Presidentit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 18-të në Art Motion Superligën e Kosovës në…