ZRRE-ja vendos që rryma të shtrenjtohet për 14 për qind
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike.
Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind bazuar në këto tarifa.
Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.
“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji të shndërrohet në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind. Ne duhet edhe një herë t’i shqyrtojmë komentet, pasi t’i shqyrtojmë ato dalim me përgjigje ndaj këtyre komenteve me një raport final edhe pastaj shndërrohet në vendim”, ka deklaruar kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, duke shtuar se janë në pritje të komenteve nga institucionet dhe organizatat relevante me qëllim që të merret vendimi.