Zubin Potoku, qyteza me naftën më të lirë në Evropë
20 janar 2019
| 16:40
Në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe një litër naftë kushton 0.88 cent.
Ekipi i “Drejtësia në Kosovë”, ka pyetur shitësit në pompa të derivateve për çmimin e naftës në Zubin Potok.
“Ka euro-disel dhe kushton 88 cent. Ja ku e ke në shishe dhe mund ta shikosh. Naftën e marrim nga jugu”, ka thënë shitësi i pompës së derivateve.
Në jug të Mitrovicës, nafta kushton deri në 1 euro e 18 cent, e që sipas shitësit të pompës së derivateve, konsumator janë shqiptar të jugut dhe serb të veriut.
Linku ku mund ta shihni videon për çmimin e naftës në veri: https://video.gjirafa.com/18-01-2018-emisioni-drejtesia-ne-kosove-lidhja-e-policis-me-kontrabanden-2-mp4.