Zuckerberg bashkohet me Bill Gates, 25 milionë dollarë kundër Covid-19
25 milion dollarë kontribut nga Chan Zuckerberg Initiative, për Fondacionin Gates, në gjetjen e ilaçeve për parandalimin dhe kurimin e COVID-19, është shuma e dhuruar nga themeluesi i Facebook.
“Faleminderit Priscilla e Mark! Ky është një hap i rëndësishëm për të kuptuar cila është qasja më premtuese për të trajtuar sëmundjen. Jam mirnjohës për mbështetjen e Chan Zuckerberg Initiative dhe për partnerët tanë të tjerë“- shkruan Bill Gates në profilin e tij në facebook.
Bill Gates falenderon themeluesin e Facebook-t Mark Zuckerberg dhe zonjën e tij Priscilla, për bashkpunimin me Fondacionin Gates në gjetjen e ilaçeve në parandalimim dhe kurimin e COVID-19.
“Jemi duke bashkpunuar me Fondacionin Gates e të tjerë në eksperimentimin dhe gjetjen e ilaçeve më të mira që ekzistojnë dhe cilët janë më efikas për ti përdorur në parandalimin dhe kurimin e koronavirusit”- shkruan Zuckerberg në profilin e tij. Më poshtë ai thekson se rruga më e shpejtë është gjetja e ilaçeve që ekzistojnë dhe janë në përdorim për sëmundje të tjera, por që mund të jenë efikas edhe kundër Covid-19.
“Meqënëse janë ilaçe që i kanë kaluar studimet klinike të sigurisë, nëse janë efikas, do të ishte më e shpejtë të bëhen të disponueshme, sesa koha që do duhet të zbulohet e të testohet vaksina kundër koronavirusit, që shpresojmë të jetë gati brenda disa muajve e jo brenda një vito apo më shumë.
Jemi duke bashkpunuar me Fondacionin Gates e të tjerë në eksperimentimin dhe gjetjen e ilaçeve më të mira që ekzistojnë dhe cilët janë më efikas për t’i përdorur në parandalimin dhe kurimin e koronavirusit“-thekson themeluesi i Facebook, me idenë e tij të gjetjes së rrugëve më të shpejta e të sigurta dhe efikase, që mund të jenë të disponueshëm menjëherë në të gjithë botën.