Zuckerberg blen megajahtin e preferuar të oligarkut rus prej 300 milionë dollarësh
CEO i Meta Mark Zuckerberg është pronari i ri i Launchpad, një megajaht i ankoruar aktualisht në Fort Lauderdale, Florida pasi bëri udhëtimin e parë nga Gjibraltari në St Maarten javën e kaluar.
Launchpad është 118 metra i gjatë, rreth nëntë metra më i shkurtër se superjahti Koru i Jeff Bezos.
Por emri i Zuckerberg është lidhur me Launchpad prej disa muajsh, duke filluar nga dhjetori kur u përhapën raportet se ai vizitoi kantierin e anijeve Feadship në Holandë.
Më pas, në fillim të marsit, blogerët e jahteve si eSysman SuperYachts dhe Autoevolution filluan të spekulojnë se ai bleu superjahtin, e ndërtuar fillimisht për një biznesmen rus të sanksionuar, me një çmim prej 300 milionë dollarësh.
Një tjetër e dhënë që mund të tregojë pronësinë amerikane është se jahti mban flamurin e Ishujve Marshall, një territor amerikan dhe i zakonshëm për blerësit amerikanë që të regjistrojnë anijet e tyre, sipas gjurmimeve publike detare.
Nëse Zuckerberg do të kishte blerë Launchpad, ai do t’i bashkohej një grupi miliarderësh të teknologjisë që zotërojnë superjahte. Së bashku me Bezos, të tillë si bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison dhe bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page, kanë blerë megajahte mbresëlënëse me pajisje edhe më mbresëlënëse.