Zuckerberg paraqitet para Parlamentit Evropian
Mark Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”-ut, është pajtuar të paraqitet para Parlamentit Evropian, në një takim të mbyllur, javën e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.
Zuckerberg do të flasë për besimin e humbur të masës ndaj rrjetit social për shkak të vjedhjes së të dhënave nga “Cambridge Analytica” që ishte kontraktuar nga“Facebook”,
“Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i Facebookut ka pranuar ftesën tonë dhe do të jetë sa më shpejtë që të jetë e mundur në Bruksel, shpresoj javën e ardhshme. Qytetarët tanë meritojnë një shpjegim të plotë dhe në detaje. E mirëpres vendimin e Mark Zuckerbergut që të paraqitet personalisht para përfaqësuesve të 500 milionë evropianëve”, ka shkruar Tajani në rrjete sociale.