Zuckerberg pushon 20 punonjës për zbulimin e sekreteve të ‘Meta’

03 mars 2025 | 12:10

Mark Zuckerberg, shefi i Meta, ka marrë masa të ashpra ndaj disa punonjësve, duke i pushuar ata për zbuluar sekrete të kompanisë në media.

Sipas raporteve, 20 punonjës janë larguar nga puna, por nuk dihen detaje të plota për departamentet nga të cilat ata ishin dhe si u zbulua ky informacion.

Kjo lëvizje e Zuckerberg vjen pas një serie memosh dhe mbledhjesh të kontestuara që u zbuluan, duke shkaktuar reagime të shumta.

Viti 2025 ka nisur me shqetësime, kur Zuckerberg paralajmëroi se disa pozita mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale, dhe më pas premtoi se do të largonte ata që ishin performues të dobët.

Reagimet ndaj këtyre vendimeve ishin të ashpra, sipas uniladtech, me punonjës të pushuar që e cilësuan Meta-n si kompaninë më të egër në industrinë e teknologjisë, duke pretenduar se ata nuk ishin larguar për shkak të performancës së dobët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, pavarësisht moshës (tashmë…