Zuckerbergu do të dëshmojë para komitetit amerikan
Shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg do të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij.
“Facebook”-u është përballur me kritika pasi është bërë e ditur se kompania ka pasur njohuri se “Cambridge Analytica” ka përdorur të dhënat e më se 50 milionë përdoruesve të rrjetit social “Facebook”.
Ai do të dëshmojë para komitetit më 11 prill.
Udhëheqësi i komitetit, Greg Walden dhe anëtari Frank Pallone kanë mirëpritur vendimin e Zuckerbergut.
“Kjo seancë dëgjimore do të jetë mundësi e rëndësishme për të zbardhur çështjen e të dhënave private dhe t’iu ndihmojë amerikanëve që të kuptojnë më mirë çfarë ndodhë me informatat e tyre online”, kanë vlerësuar anëtarët e komitetit.
“Cambridge Analytica” është firmë politike konsulente e cila ka punuar në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.