Zuckerbergu tregon 3 përditësimet e reja të ‘WhatsApp’
11 gusht 2022
| 15:24
Mark Zuckerberg, CEO i Meta, ka njoftuar tre lajme të rëndësishme për WhatsApp që do të forcojnë privatësinë e përdoruesve.
Ju mund të dilni nga grupet pa i njoftuar pjesëmarrësit, vetëm administratorët do ta dinë, të vendosni se kush mund të shohë kur jeni në linjë dhe të parandaloni “screenshot” të mesazheve që mund të shihen vetëm një herë.
“Karakteristika të reja të privatësisë janë në rrugën e ‘WhatsApp’”, ka shkruar Zuckerberg në “Facebook”. Dhe pasi renditi tre veçoritë e reja, ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë të krijojmë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet tuaja dhe për t’i mbajtur ato private dhe të sigurta si në bisedat ballë për ballë”.