Zurichu i shqiptarëve e nis me fitore edicionin e ri në Zvicër
25 korrik 2021
| 19:07
Elita e futbollit zviceran ka startuar këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së parë.
Skuadra e Zurichut e ka nisur me fitore këtë edicion duke triumfuar në udhëtim te Lugano me rezultat të pastër 0-2.
Dy golat që i dhanë tri pikë skuadrës u shënuan në fraksionin e parë të lojës.
Në këtë fitore kontribut për Zurichun dhanë edhe dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti e Hekuran Kryeziu.
Vlen të theksohet se mesfushori Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të.