Zv/drejtori i AKPM-së e shpërbën Komisionin Disiplinor ndonëse një zyrtare ishte në procedurë disiplinore
Në AKPM me vendim të zv.drejtorit është shpërbërë Komisioni Disiplinor, ndonëse një zyrtare ishte në procedurë disiplinore.
Arian Ahmeti vetëm dy ditë pasi ka marr detyrën e zëvendësuesit të drejtorit të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka marr një vendim për shpërbërjen e Komisionit Disiplinor në këtë institucion, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta posedon vendimin e Ahmetit i cili mban datën 19 gusht 2024 me të cilin janë shfuqizuar dy vendime të datës 11.10.2023 dhe 07.08.2024.
Por derisa është marr ky vendim për shfuqizimin e Komisionit Disiplinor, një zyrtare e AKPM-së ka qenë në një procedurë disiplinore.
Ndaj kësaj zyrtare ishte iniciuar procedurë disiplinore për disa shkelje të pretenduara. Keqpërdorim i kartelës së vijueshmërisë, konflikt interesi meqë zyrtarja kishte hapur një biznes me veprimtari të ngjashme me detyrat që i ka në AKPM, si dhe për tejkalim të autorizimeve dhe kompetencave.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga AKPM dhe zv.drejtori Ahmeti për këtë çështje, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.