Zv/kryeministri belg lë nam, nuk di të vendosë maskën (Video)

05 maj 2020 | 10:00

Zëvendëskryeministri i Belgjikës, njëkohësisht dhe ministri i Drejtësisë, Koen Geens është filmuar duke vendosur një maskë në ballë dhe mbi sytë, në një video që pushtoi rrjetin gjatë fundjavës.

Geens po vizitonte një rrobaqepsi në qytetin e Wijgmaal, ku vullnetarët kishin bërë 35,000 maska për të ndihmuar në përballjen e mungesës së pajisjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Fatkeqësisht duket që ai nuk kishte veshur një maskë më parë dhe kishte nevojë për disa udhëzime se si ta vinte atë.

Mënyra më e mirë është vendosja e maskës mbi hundë dhe gojë dhe tërheqja e dy rripave në të njëjtën kohë prapa veshëve.

Në një incident të ngjashëm u përfshi disa ditë më parë dhe presidenti i Afrikës së Jugut Cyrlil Ramaphosa, i cili gjithashtu nuk ia kishte idenë si vendosej maska.

(Sh.K/Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Rexhep Haxha-Galica atdhetar, luftëtar dhe mentar i shquar (4)…