Zv/kryeministri i Maqedonisë, Izet Mexhiti e mbështet Albin Kurtin për një fitore “Cep më Cep”
30 janar 2025
| 17:19
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, njëherësh kryetar i partisë Lëvizja Demokratike e cila supozohet të jetë partia më e madhe brenda koalicionit VLEN – sot në Prishtinë shprehu mbështetjen e tij për Albin Kurtin në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e shpresuar për një këtë një fitore “cep më cep” në Kosovë.
Lajmin e konfirmojnë zyrtare të lartë të partise së Zv/kryeministrit Izet Mexhiti në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Albin Kurti ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të reformatorit Izet Mexhiti gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku ai arriti të fitojë bastionin e BDI-së, Çairin.