Zv/kryeministri shqiptar kujton 15 janarin e vitit 1992, në krah me Metën, Nanon, Kryemadhin…

15 janar 2020 | 13:57

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar ditën e sotme disa foto mjaft të rralla të vitit 1992, me figurat e Partisë Socialiste të asaj kohe.

Me një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, Braçe, poston foto nga kujtimet e atyre kohëve, ndërkohë që falënderon me emra gjithë mbështetësit në ato ditë të vështira.

Braçe shprehet se do të jetë gjithmonë mirënjohës

Postimi i plotë i Braçes

#15JANAR

PREJ ASAJ DITE,

NJË JETË E JETUAR SI I MAJTË!

Sot është thjesht zgjedhje, por në #15JANAR1992 nuk ishte e tillë, nuk lejohej të zgjidhje majtas.

Habi ëëëë?

E vërtetë është, ishte vendosur pluralizmi, liria e të menduarit, të shprehurit, liria e zgjedhjes, por jo majtas;

Nuk ishte bullizëm, ishte luftë!

Ndaj, zgjedhja për të qenë #eurosocialist, i ri dhe i majtë, nuk ishte përpjekje për një tjetër organizatë partie, por një akt lirie në demokraci!

Unë i jam shumë mirënjohës çdo djali e vajze që ishte pjesë atë ditë e para saj deri në 15 janar, më pas patjetër;

I jam mirenjohës çdo burri e gruaje në Partinë Socialiste që hapi dyert dhe u kujdes për secilin ndër ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pellumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj, posaçërisht, mirënjohës për disa burra që ishin edhe më pranë, marrë përdite me organizimin tonë, Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini.

Pa ta do ishte e vështirë për të gjithë, nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek çdonjëri që bëri zgjedhjen e fortë ne 15 janar 1992, një akt i ndershëm lirie!

I jam pafund mirënjohës familjeve të çdo djali e vajze që për shkak të zgjedhjes së fëmijëve të tyre,  u përndoq siç Hitleri përndoqi hebrenjtë, nga i njëjti fashist që bën edhe sot të njëjtën gjueti!

Fotot;

  1. Është e rëndësishme ta nisesh me fitore; diku mes Beratit, Kuçovës, Urës e Lushnjës, pas mitingut elektoral të zgjedhjeve të para lokale të fituara prej PS.
  2. Në një dite si kjo, 15JANAR më një mikpritës të lindur, aq pranë çdo të riu në PS, Fatos Nanon.
  3. Një urë drejt Evropës për të majtën shqiptare, atëkohë kur Fressh priste e kominikonte edhe me Partinë Socialiste Evropiane.
  4. Në të parin e të fundit akt të paster besimi kur Partia Socialiste pranoi ne sistem maxhoritar një listë me të rinj eurosocialistë të cilët i kandidoi për deputetë në zona njëemërore; Unë njëri ndër ta!

Unë e nisa kështu dhe më #15JANAR

#MIRËNJOHËS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federico Valverde u shpall MVP i Superkupës së Spanjës, falë…