Zv/ministri Bekim Jupa falënderon anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë

15 korrik 2019 | 22:49

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në degën e Gjakovës sot (e hënë) ka mbajtur mbledhje në të cilën është zgjedhur kryesia e degës pas procesit zgjedhor në këtë subjekt politik.

Ndër më të votuarit ka dal Bekim Jupa i cili përmes një postimi në “Facebook” falënderon të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që ia falën besimin duke e renditur si anëtarin më  të votuar të kësaj kryesie të re.

Jupa njëherit është edhe zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Sot në Degen e Gjakovës u mbyllë edhe një proces zgjedhor duke u zgjedhë kryesia e degës së Partisë Demokratike për periudhën katër vjeqare.

I falenderoj të gjithë antarët e Këshillit Drejtues që me falen besimin duke me renditur si antarin më  të votuar të kësaj kryesie të re!

Dekada e Re po fillon rrugëtimin!

#MeKadriVeselin

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli ka bërë përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar…