Zv/ministri Jupa: Turqia do të na përkrah në fushën standardizimit e kontrollit
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Bekim Jupa së bashku me zyrtare të lartë të kësaj ministrie po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi ku sot gjatë ditës ai ka vizituar laboratorë të ndryshëm që operojnë në shtetin e Turqisë.
“Së bashku me zyrtarët e lartë të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), vazhduam vizitën nëpër laboratorë të ndryshëm që operojnë në Republikën e Turqisë. Nga përfaqësues të lartë të shtetit turk morëm përkrahje të madhe nga ta në fushën e laboratorëve, metrologjisë, ushqimit, energjetikes, biologjisë etj.
Falë marrëveshjeve dhe bashkëpunimit me shtete mike ne synojmë që prodhuesit vendor në një të ardhme të shpejt të arrijnë të prodhojnë sipas standardeve dhe kritereve më të larta që parashihen në këtë fushë” ka shkruar zëvendësministri Jupa në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Po ashtu ai ka treguar se edhe dje në Ankara të Turqisë së bashku me kryeshefin e Agjencisë së Standardeve të Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardeve të Turqisë (TSE).
Sipas tij, falë kësaj marrëveshje, tash e tutje do të jetë më i lehtë procesi për certifikimin e produkteve, shërbimeve dhe personave.
“Fuqizimi i sektorit privat mbetet prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Prodhuesit vendor më në fund do ta trajtohen ashtu siç e meritojnë nga Institucionet vendore, pasi që fuqizimi i sektorit privat ul numrin e të papunëve në shtetin tonë, por edhe fuqizonin shtetin në aspektin ekonomik” ka shkruar Jupa.