Zv/ministri Vokrri insiston se KFOR-i kishte “lista të zeza” për qeveritarët
Arbër Vokrri – zv/ministër në MAPL njoftoi se ka pasur përvojë në vitin e kaluar që është kthyer nga trupat e KFOR-it hungarezë së bashku me kolegun Radojica Radomiroviq.
Vokrri në TV Dukagjini thotë se megjithatë punët nga zyrtarët shtetërorë janë kryer pavarësisht pengesave.
Ai thotë se nuk ka pasur sqarim zyrtar se pse është formuluar kjo listë, por megjithatë sipas tij u ka penguar që institucionet 3e kosovës të funksiononin sipas ligjit.
“Fillimisht i kanë futur disa nga figurat qeveritare më aktive në veti, mua Arbër Vokrrin dhe Radojica Radomiroviq dhe pastaj përfundojnë pothuajse me gjithë qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe zëvendësministrat e emëruar më vonë”.
“Ka pasur raste kur unë jam kthyer nga KFOR-i. Kam shkuar atje me disa ministra, por kam dashur që fillimisht t’i testojë unë pasu nuk donim që të ktheheshin ministrat pasi situate ishte e ndjeshme dhe një lajm i tillë do të shkaktonte problem. Isha me dy ministra afër komunës në Leposaviq. Shkova dhe mua nuk më lejoi KFOR-i hungarez të futesha në objekt të komunës”, ka deklaruar Vokrri.
Vokrri thotë se përshtypja e krijuar nga kjo përvojë ishte se KFOR-i nuk i ka të gjitha brigadat apo njësitet në të njëjtën linjë të mendimit dhe veprimit.