Zv/presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vjet burg për korrupsion
07 dhjetor 2022
| 09:03
Zv/presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez, është dënuar me gjashtë vite burg për korrupsion, sipas Reuters.
Fernandez, u shpall fajtore për shpërdorim të detyrës, pasi ka thyer ligjin duke dhënë tendera për miqtë e saj. Por ajo nuk ka gjasa të kryejë dënimin me burg, sepse ka njëfarë imuniteti përmes roleve të saj në qeveri dhe pritet të nisë një proces të gjatë apelimi.
69-vjeçarja është përjashtuar nga funksionet publike, por do të vazhdojë të jetë në postin e nënkryetares derisa çështja të kalojë në gjykatat më të larta. Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vite burg.
Kjo është hera e parë që një nënkryetar dënohet për një krim gjatë kohës që është në detyrë në Argjentinë.