Zvarritet procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave në Ferizaj
Kuvendi Komunal i Ferizajt prej dy vjetësh kishte marrë marr vendimin për ndryshimin e Rregullores për bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe zona urbane.
Ndërkohë gjatë këtij viti komuna ka marrë vendimin për shpalljen e këtyre zgjedhjeve, mirëpo ky proces prej disa muajsh po zvarritet pa ndonjë arsye konkrete. Përfaqësuesit e disa fshatrave kanë thënë se komuna insiston ta politizojë procesin zgjedhor me qëllim që militantët e qeverisjes lokale (PDK) të zgjedhën kryetar fshatrash.
Në këtë proces Komuna e Ferizajt është treguar jotransparente edhe me OJQ “INPO”, e cila ka shprehur interesim për monitorimin e zgjedhjeve, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
Arbenita Topalli, monitoruese në “INPO”, ka thënë se komuna si njësi vetëqeverisëse, duke u mbështetur në Rregulloren për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane ka kompetencë të organizojë zgjedhjet e përfaqësuesve të bashkësive lokale, mirëpo procesi po zvarritet.
/Epoka e re/