Zvarritja e procesit zgjedhor po iu shkon për shtati të gjitha partive politike, më së shumti LV-së

21 mars 2025 | 08:48

Analisti politik Shkëlzen Maliqi thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po iu shkon për shtati gjitha partive politike, por më së shumti partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

‘’Të gjithë po iu konvenon zvarritja e procesit zgjedhor, por më së shumti partisë në pushtet’’, thotë ai.

Sipas Maliqit, VV nuk ka gjetur ndonjë mënyrë demokratike për të diskutuar me të tjerët.

‘’Ashtu është rezultati sepse nuk ka fitues të qartë. Vërtetë mundësitë janë të mëdha, por partitë opozitare s’janë gati të bashkëpunojnë VV-në dhe VV nuk e ka gjetur asnjë fushatë a mënyre demokratike’’ thotë ai.

Analisti Maliqi potencon se tash VV potash shikon të gjejë dhe ta ‘’kapë’’ ndonjë deputet të opozitës.

‘’Tash shikon me gjete ndonjë mënyre tjetër për të kapur ndonjë deputet të partive tjera, kështu ka bërë edhe më parë, por tani e ka më vështirë’’, tha ai./Frontonline

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar…