Zvarritja e punimeve në Autoudhën “Arbër Xhaferi” në Gërlicë

11 qershor 2024 | 14:20

Qytetaret e komunës së Vitisë, këto vitet e fundit janë munduar të realizojnë të drejtën e tyre bazike të fillimit dhe përfundimit të punimeve në kycjen në Autoudhën “Arbër Xhaferi” në Gërlicë. Qytetarët përdoren të gjitha format legjitime, qoft përmes shkrimeve, protestave e mekanizmave të ndryshëm medial, si Plus Television. Edhe Kuvendi komunal në një takim të datës 18 mars 2019, në seancën e jashtëzakonshme me kërkesë të këshilltarëve të VV-së, AAK-së dhe Nismës, rreth moskyçjes së komunës së Vitisë në Autoudhën në Gërlicë, me një deklaratë të përbashkët kërkon kyçjen e komunës së Vitisë në Autoudhën “Arben Xhaferi”. Kuvendi komunal i Vitisë kishte miratuar edhe një deklaratë të ngjajshme  para tre vitesh të datës 31.10.2016. Për kyçjen në Gërlicë edhe në komitetin ndërministror ishte sjell vendimi për kyçje në Autoudhën“Arbën Xhaferi”, në kohë kur Ministrinë përgjegjëse drejtonte z. Pal Lekaj. Edhe deputeti i Vitisë, si Prof. Dr. Sali Saliu, atëherë deputet i PDS kishte kërkuar skjarime rreth buxhetit dhe nisjes së punimeve të kycjes së Vitisë në Gërlicë.

Së fundmi me datë 14 Prill 2023 Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi( shih foton me disa bashkëpunëtor dhe deputet tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës), ka njoftuar në fb e tij, se kanë filluar punimet për kyçjen e qytetit të Vitisë në autoudhën “Arbën Xhaferi” duke u shprehur; “Lajm i mirë për qytetarët e Vitisë dhe Ferizajit Sot filluan punimet në kyçjen e Vitisë në autostraden që e lidh Prishtinën me Shkupin R6 “Arbën Xhaferi”, një projekt i shumëpritur prej kohësh nga qytetarët e Vitisë. Vitin e kaluar ishim në teren, me ç’rast bëmë zotimin publik se do të realizojmë këtë projekt të domosdoshëm e të rëndësishëm për qytetarët e Vitisë dhe kështu filluam menjëherë me hartimin e projektit dhe procedurat tjera duke arritur në ditën e sotme kur filluam me jetësimin e këtij projekti”.

Ministria e Infrastrukturës në njoftimin  të datës 29/03/2023 thotë se, ka lidhur kontratë të vlefshme 2.6 milionë euro për ndërtimin e kyçjes në Autoudhës “Arbën Xhaferi” në Gërlicë dhe ka përzgjedhur kompaninë ndërtimore “B. Shabani” për realizimin e projektit, bazuar në kontratën e prokurimit publik. Sipas të dhënave publike në platformën e-prokurimi, Ministria e Infrastrukturës ka negociuar me shtatë kompani private gjatë procesit tenderues. Sipas Dosjes së Tenderit, afati kohor për përfundimin e projektit është 175 ditë, rreth gjashtë muaj.

Sipas kësaj dinamike të kontratës, punimet do duhet të kishin mbaruar diku në muajin Nëntor të vitit 2023. Meqë e frekuentojmë shpesh këte segment rrugor, në fakt punimet filluan mirë nga operatori dhe u krujua një ndenjë dhe besim se më në fund, shpejtë do të përfundojnë punimet dhe se para Vitit të Ri 2024, qytetarët e komunës së Vitisë do të arrijnë ta shkurtojnë kohën e tyre dhe do të reduktojnë shpenzimet e derivative për një masë të konsideruar. Duke kaluar koha dhe afrimi i afatit të paraparë të dorëzimit të punimeve të mbaruara, operatori për arsye të panjohura për qytetarët e komunës së Vitisë ndërpreu punimet dhe po i zvarrit ato. Pas aktualizimit edhe një here të kësaj qështje nga mediat vitiase, operatori u duk që kinse po lëvizë pak nga vendi,  Por, prap u qetësua dhe ka disa muaj që nuk ka asnjë lëvizje pune nga operatori. Ne, nuk kemi ndonjë njoftim as nga Qeveria aktuale gjegjësisht Ministria e Industrisë, qoftë për arsyet e zvarritjes së punimeve apo problemet e mos realizimit të pagesave sipas detajeve të marrëveshjes.

Brengosja për qytetarët e Vitisë vie e rritet së fundmi, me rastin e indikacioneve të paralajmëruara për mundësin e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. Duke ditur që, nëse vendi shkon në zgjedhje, largohet fokusi nga punët e ndryshme, siç është rasti edhe i zvarritjes të përfundimit të punimeve në këtë segment të kycjes në Autoudhë.

Në mënyrë që kjo Kontratë të mos shtyhet edhe më tej, do të duhet që Kuvendi komunal i Vitisë, Shoqëritë civile, deputetët e Komunës së Vitisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gazetarët dhe shtëpitë mediale të aktivizohen dhe të kërkojnë nga Ministria e Industrisë skjarime për arsyet e zvarritjes dhe përfundimin e punimeve në kycjen e qytetarëve të Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi” në Gërlicë.

Prof. Dr, Sylejman Berisha

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jordan Bardella i është bashkuar asaj që në atë kohë…