Zverev rrëmben medaljen e artë
01 gusht 2021
| 12:49
Në turneun e tenisit në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Alexander Zverev fiton medaljen e artë për meshkuj dhe për Gjermaninë kjo është hera e parë absolute.
Numri 4 i botës, i cili kishte shuajti ëndrrën e Gjokoviçit në Golden Slam në gjysmëfinale, triumfoi ndaj rusit Karen Khachanov, që rnditet i 12 duke fituar dy sete (6-3 dhe 6-1) në një ndeshje që zgjati 1 orë e 21 minuta.
Ndeshja për medaljen e bronzit u zhvillua një ditë më parë, me spanjollin Pablo Carreno Busta që çuditërisht doli fitues mbi numrin 1 të botës Gjokovic, i cili prandaj përfundoi vetëm i katërti.