Zvicër-Kosovë, biletat në tregun e zi mbi 100 franga
18 nëntor 2023
| 17:41
Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Tashmë tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen para stadiumit Sant Jakob Park, aty ku do të zhvillohet ndeshja.
Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh nga shqiptarët, shumë nga ta akoma janë duke kërkuar bileta, të cilat në tregun e zi kalojnë çmimin 100 franga.
“Po, kam bileta. Kushton 110 franga”, i tha RTKLive një shitëse bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe me larg.
Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45.