Zvicër – Spanjë, përfundoi pjesa e parë
02 korrik 2021
| 18:49
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale të “Euro 2020” mes Zvicrës dhe Spanjës me rezultat 0-1.
Në minutën e 8-të, Jordi Alba goditi nga largësia, derisa Denis Zakaria e devijoi topin që përfundoi në portën e Sommer. Zvicra u paraqitë mirë në minutat në vijim, por nuk arriti të barazon rezultatin.
Nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja tjetër çerekfinale të “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë.
/Epoka e re/