Zvicër-Turqi, formacionet zyrtare
Zvicra do të kërkojë të kalojë në rrethin e 16 ekipeve më të mira kombëtare në Euro 2020, kur të takohet sonte me Turqinë në ndeshjen e fundit të grupit.
Takimi i xhiros së tretë dhe të fundit në Grupin A mes Zvicrës dhe Turqisë zhvillohet në Stadiumin Olimpik në Baku në orën 18:00.
Zvicra duhet të shënojë fitore të thellë dhe të shpresojë në humbjen e thellë të Uellsit kundër Italisë në të njëjtën kohë, për ta siguruar kalimin e grupeve nga vendi i dytë.
Kombëtarja helvetike, e udhëhequr nga dyshja shqiptare, kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, është e treta në grup me vetëm një pikë.
Italia e ka siguruar tashmë kualifikimin pasi prin me gjashtë pikë, me Uellsin në vendin e dytë me tri pikë.
Turqia është e fundit në grup, por ende me gjasa për kualifikim nëse e mund Zvicrën, pasi mund të kualifikohet tutje si ekipi i tretë i renditur më së miri.