Zviceranët përmes referendumit mbështesin blerjen e aeroplanëve luftarakë

27 shtator 2020 | 20:57

Zviceranët sot mbështetën planin e qeverisë për të blerë aeroplanë të rinj luftarakë.

Qytetarët e Zvicrës përmes një referendumi i thanë po armatimit të rëndë, ku pro saj votouan rreth 50.1 për qind.

Vlera e blerjes është gjashtë miliardë franga zvicerane (5.55 miliardë euro), raporton reuters, transmeton Telegrafi.

Pas këtij rezultati të referendumit, qeveria duhet të zgjedhë vitin e ardhshëm midis disa prodhuesve të avionëve luftarakë si Airbus, Boeing, Rafale.

Avionët do të zëvendësojnë flotën e vjetruar të 30 aeroplanëve luftarakë me forcë 18/F që do të nxjerren jashtë përdorimit në vitin 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së, në Skenderaj e ish-komandanti i…