Zviceranët urojnë për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Në nder të 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ambasada e Kosovës në Bern të Zvicrës, e udhëhequr nga Sami Ukelli, ka organizuar një pritje për diasporën shqiptare.
Në këtë përvjetor kanë qenë të ftuar shumë personalitete të diasporës shqiptare por edhe biznesmen të shumtë. Ndër ta ka qenë edhe biznesmeni shqiptar, Arsen Shoshi, i cili është drejtor për Investime në ‘Benedict Education Group’ dhe anëtar i bordit të këtij institucioni me renome ndërkombëtare e shtrirë me shkolla në 80 shtete të botës.
Po ashtu në këtë festë shtetërore ka qenë i pranishëm edhe Heinrich Mister, drejtori gjeneral i ‘Benedict Education Group’.
Gjatë kësaj ceremonie të pranishmëve por dhe popullit të Kosovës përpos Shoshit i ka përshëndetur dhe uruar edhe Heinrich Mister, duke i uruar 14-vjetorin e pavarësisë të gjithë popullit shqiptar.
Ndërsa Arsen Shoshi i cili njihet si biznesmen dhe humanist i madh ndër shqiptar e i cili në këtë institucion arsimor punon që 18 vjet, në cilësinë e drejtori për Investime në ‘Benedict Education Group’, që 6 vjet ka uruar qytetarët e Kosovës.
“Prezenca kaq e madhe e pjesëmarrës e bën madhështore 14-vjetorin e pavarësisë sonë, sepse një kontribut të madh për këtë prezencë të qytetarëve e biznesmenëve zviceranë e ka dhënë diaspora shqiptare që vepron në Zvicër”, ka thënë ai.
Ai ka dhënë edhe një mesazh për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar se është punuar shumë por ka hapësirë që të punohet edhe më shumë.
Shoshi ka thënë se prioritet duhet të jetë edhe diaspora shqiptare, sepse sipas tij, me punë, Kosova do të bëhet një Zvicër e dytë.