Zvicra, 4.4 miliardë paund ndihmë për Ukrainën
Një komitet parlamentar zviceran ka mbështetur një paketë ndihme prej 4.4 miliardë funtesh për Ukrainën.
Është pjesë e një pako më të gjerë masash të krijuara për të përmirësuar sigurinë e brendshme të Zvicrës, shkruan Skynews.
8.8 miliardë paund të tjera janë miratuar për ushtrinë zvicerane.
Parlamenti zviceran tha se financimi ishte si për sigurinë e Zvicrës ashtu edhe për “paqen në Evropë”.
Paratë për Ukrainën do të përdoren për të ndihmuar me rindërtimin.
Zvicra ka qenë nën presionin e aleatëve perëndimorë për të bërë më shumë për të ndihmuar Kievin.
Megjithatw, nacionalistët e krahut të djathtë në parlament, kanë bërë presion që vendi të mbajë një qëndrim rreptësisht neutral, ushtarakisht.
Zvicra do të presë një konferencë ndërkombëtare në javët e ardhshme, e cila do të shqyrtojë se si mund të sillet paqja në Ukrainë.