Zvicra barazon me Kosta Rikën, kalon fazën e grupeve

27 qershor 2018 | 22:05

Zvicra është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të Botërorit “Rusia 2018”.

Kombëtarja e Zvicrës sonte ndau pikët me Kosta Rikën me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Xhemaili ishte ai që i dha epërsinë Zvicrës në minutën e 31.

Waston barazoi shifrat në minutën e 56, përderisa Zvicra riktheu epërsinë në minutën e 88 përmes Drmiqit.

Kosta Rika barazoi shifrat sërish përmes Ruizit që shënoi nga penaltia në minutën e 90+3.

Zvicra përfundon e dyta në Grupin E, me dy pikë më pak se Brazili në krye të tabelës. Nga ky grup janë eliminuar Serbia e Kosta Rika.

Në raundin tjetër Zvicra lan ndaj Suedisë, e Brazili do të ketë punë me Meksikën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë në…