Zvicra debon shqiptarin nga Kosova, kjo është arsyeja
“Me gjithë faktin se ishte brenda vuajtjes së dënimit me kusht, ai bëri edhe më tutje delikte edhe më të rënda se më parë”.
Pas saj, edhe Gjykata Federale kishte hedhur poshtë ankesën e personit në fjalë nga qarku Kulm i Kantonit Aargau, shkruan Aargauer Zeitung.
Një raport psikiatrik konstaton për të se “ai tregon një shkallë shumë të lartë indiference ndaj sistemit ligjor të vendit”.
I përmenduri kishte ardhur në Zvicër para rreth 20 vitesh, kur ishte njëmbëdhjetë vjeç.
Megjithëse nuk kishte përfunduar ndonjë praktikë mësimi këtu (zanat), ai gjithmonë kishte punuar në punë të përkohshme dhe kurrë nuk kishte marrë ndihma sociale, transmeton albinfo.ch. Regjistrimet e fundit në regjistrin e tij “të ngjeshur” penal janë nga një seri veprash penale që nisin natën e 11 majit të vitit 2019.
Autori i delikteve ishte duke vozitur një makinë në Aarau kur hasi në një kontroll policor. Testi i alkoolit në frymëmarrje kishte treguar rreth 1,1 promila dhe për këtë arsye atij i qe marrë në vend patentshoferi. Por kjo nuk e pengoi atë që edhe pas kësaj, të voziste nga vendbanimi i tij në Aarau për të shkuar në punë disa herë në javë, nga maji deri në korrik. Kjo gjë mundi të përcaktohej më vonë pasi parku i makinave të kompanisë ishte i siguruar.
Më 17 korrik, ai u kap sërish nga një kontroll policor. Kësaj radhe ishte në makinën e nënës së tij, në Schlossrued, përcjell albinfo.ch. Policia përveç që zbuloi se ai voziste pa leje – konstatoi se ai ishte gjithashtu sërish i dehur, me më pak se 1 promil alkool në gjak
Vetëm tri ditë më vonë personi u kap përsëri, pothuajse në të njëjtin vend dhe përsëri me mbi 1 promil alkool në gjak.
Pesë ditë më vonë, më 25 korrik 2019, situata u përshkallëzua: Ai u ndesh me një pikë kontrolli policie me makinën e tij në Aarau në Bahnhofstrasse dhe nuk ndoqi sinjalin e ndalimit. Për më tepër ai i rriti shpejtësinë makinës, siç e kishte përshkruar më vonë policia në një njoftim për shtyp.
Pas disa makinacioneve në rrugë, Audi i tij goditi një Mercedes nga pas, u rrotullua dhe goditi një mur, transmeton albinfo.ch. Ashtu si dy personat që ndodheshin në Mercedes, edhe shoferi i Audi-t pësoi lëndime të lehta.
Kësaj radhe, i u arrestua në vend. Sasia e alkoolit në gjak kësaj radhe ju mat në spital dhe doli 1.75 promila.
Gjykata e Qarkut e Aarau-t e dënoi atë me 18 muaj burgim dhe një gjobë prej 200 frangash. Ajo kishte revokuar një vendim nga zyra e prokurorit publik Baden nga 2017, e cila e kishte dënuar atë me një gjobë prej 60 njësish ditore prej 130 frangash për disa shkelje të trafikut rrugor. Dhe, veç kësaj ajo i shqiptoi vendimin për dëbim nga Zvicra për tre vjet.
I akuzuari tashmë e njeh realitetin e burgut. Ai kishte pasur një dënim me burg prej 2.5 vjetësh në vitin 2010, ndër të tjera, për grabitje banditeske. Me atë rast ai, para gjykatës më të lartë kishte arritur me sukses të kundërshtonte dëbimin nga vendi, transmeton albinfo.ch.
Gjykata kishte konstatuar se i akuzuari kishte “manifestuar energji të konsiderueshme kriminale me rastin e ikjes së tij nga një patrullë policie”.
Ishte “vetëm çështje fati” që nuk kishte pasur lëndime serioze ose vdekje në atë aksident.
Fakti që kosovari ka një djalë jashtëmartesor, gjë për të cilën gruaja e tij e mori vesh vetëm në seancën gjyqësore, nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar qëndrimin e tij në Zvicër. Përkundrazi: për shkak të ndarjes së tij me gruan – edhe nëse kjo ndarje është e përkohshme – nuk mund të bëhet fjalë për marrëdhënie familjare të qëndrueshme në Zvicër, argumenton gjykata.
Gjykata Federale e sheh njësoj problemin e tij. Ajo nuk mund të flasë për vepra të lehta, me rastin e tij. “Me gjithë faktin se ishte brenda dënimit me kusht, i cili pra vazhdonte, ai bëri edhe më tutje delikte edhe më të rënda se më parë”.
Kështu, ai përfundimisht duhet të largohet nga vendi për tre vjet pasi të vuajë dënimin.