Zvicra do t’i ndihmojë njerëzit “të jetojnë pa borxhe”
Autoritetet zvicerane do të ndihmojnë njerëzit “të jetojnë pa borxhe”
Deputetët paraqitën në Këshillin Federal një projekt-amendament në ligjin për mbledhjen e borxheve dhe falimentimin. Qëllimi i tij është të lejojë “personat e mbiborxhë të përfitojnë nga një shans i dytë për të jetuar pa borxhe”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Këshillit Federal, “individët që nuk janë në gjendje të shlyejnë vetë borxhet e tyre, kanë pak gjasa që të mund të jetojnë përsëri pa borxhe dhe kanë më shumë se minimumi jetik i parashikuar nga ligji”.
“Kjo dëmton jo vetëm njerëzit e interesuar, por edhe shoqërinë në tërësi, “për shkak të kontributit të shërbimeve sociale dhe sistemit shëndetësor, apo të ardhurave të munguara nga taksat”, shtoi qeveria.
Ndër masat e tjera, drafti parashikon një shlyerje të pjesshme të borxheve nëse shumica e kreditorëve e miratojnë procesin dhe një gjykatë e gjykon të arsyeshme”.