Zvicra e Gjermania japin Sinjale për shtim të nevojave të punëtorëve
Pas Gjermanisë, edhe nga Zvicra mbërrijnë sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës.
Ekspertët atje presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet këtë vit me rreth 3%.
Përgjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos pas krizës së euros që tronditi zonën e monedhës së përbashkët, fokusi ka qenë tek Gjermania, e konsideruar si motori i Evropës dhe një ekonomi e fuqishme e cila i shpëtoi problemeve që trazuan mjaft shtete të tjera evropiane.
Por, ndërkohë edhe Zvicra po lulëzon deri në atë pikë sa ekonomistët t’i rrisin ndjeshëm parashikimet e tyre për pjesën e mbetur të vitit 2018. Më konkrete për sa i takon punësimit vazhdon të jetë sidoqoftë Gjermania. Përpara pak ditësh, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjit të ri të emigracionit për fuqinë punëtore.
Legjislacioni frymëzohet nga modeli i ligjeve të Kanadasë dhe do ta bëjë të vështirë për më të varfrit dhe të paarsimuarit që të emigrojnë në Gjermani. Ashtu si në rastin e Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare./TCh/