Zvicra e nis me fitore Botërorin
24 nëntor 2022
| 13:01
Kombëtarja e Zvicrës e nis me këmbën e mbarë Kupën e Botës duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Kamerunit.
Skuadra helvete do të realizonte golin e vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Xherdan Shaqiri shërbeu një asistim për Breel Embolo, i cili bëri detyrën duke i dhënë tri pikë Zvicrës.
Tashmë kombëtarja helvete pret e qetë rezultatin e ndeshjes së mbrëmjes mes Brazilit dhe Serbisë.