Zvicra e shqiptarëve e ‘çon’ në shtëpi Serbinë

02 dhjetor 2022 | 22:00

Kombëtarja e Zvicrës ka shkëlqyer në ndeshjen e tretë të grupeve, ku edhe e mposhti Serbinë me rezultat 3-2.

Edhe në këtë ndeshje kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i pari ka shënuar gol e i dyti si një kapiten i vërtetë i ka udhëhequr zviceranët drejtë fitores.

Golat për Zvicrën në këtë ndeshje i shënuan Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler. Zvicra kualifikohet tutje dhe në anën tjetër e dërgon në shtëpi Serbinë, e cila edhe në këtë kompeticion nuk tregoi asgjë përveç disa provokimeve të zakonshme që i bën tash e një kohë të gjatë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e jashtëzakonshme të…