Zvicra e uron Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, e ka uruar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Në urimin e tij, presidenti i Konfederatës së Zvicrës shkruan se, “në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe popullit të Zvicrës, kam kënaqësinë e madhe të ju përcjellë Juve dhe qytetarëve të vendit tuaj urimet tona më të mira për ditën tuaj të Pavarësisë”.
Kjo është letra e plotë e Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, dërguar presidentit Thaçi:
Shkëlqesia e Tij
Z. Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
Prishtinë
Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe popullit të Zvicrës, kam kënaqësinë e madhe të ju përcjellë juve dhe qytetarëve të vendit tuaj urimet tona më të mira për ditën tuaj të Pavarësisë. Gjithashtu, po e shfrytëzoj këtë mundësi për t’i dëshiruar vendit dhe banorëve tuaj një të ardhme të ndritshme dhe premtuese.
Zvicra është e përkushtuar të ruaj marrëdhëniet e forta me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë ta promovojmë bashkëpunimin në marrëveshje reciproke.
Ju lutem pranoni, shkëlqesia juaj, garancitë e konsideratës sime më të lartë.