Zvicra fton Xhakën dhe Zeqirin për ndeshjen kundër Serbisë

03 tetor 2024 | 11:13

Dy shqiptarë në listën e Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë. Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Beogradit më 12 tetor.

Selektori Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje të nxehtë. Përballjet mes helvetikëve dhe serbëve janë çdoherë të nxehta shkaku i futbollistëve shqiptarë, për arsye historike. Në vitin 2022, në Kupën e Botës në Katar, Granit Xhaka ishte i përfshirë në incident shkaku i provokimeve dhe sulmit nga ana e ekipit serb. Derisa në vitin 2018 po në Kupën e Botës, veçse atëherë në Rusi Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ata që e mposhtën Serbinë me golat e tyre. E veçanta e kësaj ishte se të dy festuan duke bërë me dorë shqiponjën.

Lista e futbollistëve:

 

May be a graphic of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2024/2025…