Zvicra – Gjeorgjia, 1-0
15 nëntor 2019
| 23:48
Zvicra ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në synimin e saj për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.
“Helvetët” kanë shënuar fitore prej 1 me 0 ndaj Gjeorgjisë. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Itten në minutën e 77 pas asistimit nga Zakaria.
Kualifikimin për në Evropian kombëtarja e Zvicrës e kërkon në ndeshjen e fundit ndaj Gjibraltarit.
Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen, kurse Albian Ajeti ishte titullar, por u zëvendësua në pjesën e dytë.