Zvicra grumbullon tre shqiptarë për ndeshjen ndaj Kosovës
10 nëntor 2023
| 10:58
Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Murat Yakin ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Në listën e Zvicrës janë ftuar tre futbollistë me prejardhje shqiptare. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.
Gjatë muajit nëntor, Zvicra do të zhvillojë tri ndeshje në kuadër të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.
Më 15 nëntor do të përballet me Izraelin, si ndeshje e mbetur nga muaji i kaluar, teksa tre ditë më vonë do të pres në shtëpi Kosovën, në stadiumin që pritet të jetë i mbushur plotë.
Zvicra do të përballet edhe me Rumaninë më 21 nëntor. “Helevetikët” kryesojnë Grupin I në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.