Zvicra heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezik, por jo edhe këtë kusht
05 maj 2021
| 22:29
Kosova është hequr nga lista e karantinës në Zvicër.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik.
Përmes një njoftimit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka bërë të ditur se paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi.
“Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sot ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik të lartë të infektimit dhe nga data 6 maj 2021 Republika e Kosoves është hequr nga kjo listë. Paraqitja e testit PCR negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kosova ishte shtuar në këtë listë që nga 22 marsi.