Zvicra i dhuron pajisje Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje biometrike, nga Ambasada e Zvicrës për Policinë Kufitare. Ne këtë ceremoni u tha se këto pajisje do t’i forcojnë mekanizmat e sigurisë dhe do të shërbejnë për identifikimin e personave që janë në kërkim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Zvicra mbetet partneri kryesorë në realizimin e reformave shtetërore.
“Kam kënaqësi qe të bashkëngjitëm në këtë ceremoni të pranim-dorëzimit të donacionit me pajisje biometrike. Dua të falënderoj popullin dhe shtetin zviceran per përkrahjen e vazhdueshme. Zvicra mbetet një ndër partnerët kryesorë në realizimin e reformave tona shtetërore”, tha Sveçla.
“Partneriteti ynë dypalësh është formalizuar për vite përmes marrëveshjes në fushën e migrimit dhe besoj fuqishëm që ky bashkëpunim do të vazhdoj e të avancohet edhe më tej. Ky donacion i sotëm do të forcoj mekanizmat e tona të sigurisë”.
“Populli i Kosovës edhe historikisht është i lidhur me ihrim dhe është pjesë integrale e proceseve zhvillimore të shtetit tonë. Mërgata jonë është promotor i këtyre proceseve zhvillimore”, tha tutje Sveçla.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ka deklaruar se marrëveshja e sotme nuk është risi, pasi këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira ndërmjet vete. Ai tha se bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në reformat administrative dhe në fushën e ndryshimeve klimatike.
“Sa i përket bashkëpunimit të dy shteteve nuk është sekret që i kemi marrëdhëniet e mira. Pik së pari pasi e kemi një diasporë kosovare në Zvicër. Të dy shtetet jemi dakorduar që do ta nisim një bashkëpunim tutje katër vjeçar. Ne jemi duke bashkëpunuar edhe më reformat administrative dhe në fushën e ndryshimeve klimatike por edhe në përkrahje të tjera përfshirë dialogun e Kosovë-Serbi”, tha ambasadori Kolly.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, falënderoi shtetin zviceran për këto pajisje. Ai tregoi edhe për çka do të shërbejnë këto pajisje.
“Këto pajisje janë të cilat di të përdoren për identifikimin e personave që janë në kërkim dhe personave të tjerë që ndërlidhen me punën policore. Kjo është vetëm një pjesë e bashkëpunimit tonë. Ju e dini që policia e Kosovës ka bashkëpunim të afërt me policinë e Zvicrës”, tha Mehmeti./EO