Zvicra “i ngrin” llogaritë bankare Loredanës
Reperja Loredana vijon të mbetet nën hetim për skandalin e mashtrimit nga autoritetet zvicerane, të cilët i kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Kështu raporton e përditshmja zvicerane, Zentraplus.ch.
Gjykata e Kantonit të Luzernit ka njoftuar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares nga Ferizaji Loredana Zefi.
Kur autoritetet e përdorin këtë mënyrë hetimi, ekziston dyshimi se paratë në llogaritë e tyre vijnë nga një krim. Këngëtarja Loredana po hetohet aktualisht për skandalin e mashtrimit ndaj ciftit zviceran, të cilëve i mori 700 mijë franga.
Përveç kësaj, prokuroria është duke zhvilluar një padi kundër Loredanës edhe për kërcënime e grabitje. Sipas çiftit nga Valais, ajo u prezantua si avokatja Anna Landmann.
Ndërkohë, në deklaratën që dha në Kosovë, reperja u shpreh qartë se nuk mori asnjëherë para me dhunë.
E kemi parë shpesh herë që ajo e pëlqen jetën luksoze dhe këtë e tregon me klipet muzikore si dhe me postimet që bën në rrjete sociale.