Zvicra ia uron në mënyrë speciale ditëlindjen kapitenit Xhaka
Për Granit Xhakën, sot është një ditë e veçantë. Futbollisti me prejardhje nga Kosova e feston sot ditëlindjen e 30-të.
Mesfushori i Arsenalit e ka marrë një urim special nga Kombëtarja e Zvicrës, e cila e bëri një postim në rrjetin social, duke ia dedikuar ish-futbollistit të Baselit dhe Borussia Monchengladbachut.
“Urime ditëlindjen, kapiten! 30. Të festojmë me fitore sonte”, ka shkruar “Swiss Nati Men” në “Facebook”.
Gjithashtu, Kombëtarja e Zvicrës i ka përmendur edhe faktet, statistikat dhe arritjet e futbollistit kosovar me këtë ekip.
“Helvetikët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, ndërsa një fitore eventuale do t’i kushtohej e tëra Xhakës, i cili është bërë i dashur edhe nga tifozët e Arsenalit pas paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon.