Zvicra ia vazhdon kontratën trajnerit Murat Yakin
Federata e Futbollit të Zvicrës ia ka zgjatur kontratën trajnerit Murat Yakin, pas suksesit që e arriti, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Katar.
Erdhi me skepticizëm në ekipin kombëtar të Zvicrës, pas suksesit historik që Petkovic e arriti në Evropian, por Murat Yakin e dëshmoi se e meriton pozitën e përzgjedhësit duke e dërguar Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën me shokë në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Me këtë kualifikim, kontrata e Yakin u zgjat automatikisht deri në vitin 2024, pasi arriti që të siguronte kualifikimin në Botëror, duke lënë në “play-off” kampionin aktual të Evropës, Italinë.
Trajneri Yakin në konferencën për media pas fitores dhe kualifikimit mbrëmë e konfirmoi lajmin.
Murat Yakin ka përqindje më të mirë se trajnerët paraardhësit e tij me 2.14 pikë për ndeshje.