Zvicra konfirmon përkrahjen për Kosovën
04 mars 2021
| 11:03
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Zvicër, ka takuar nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, Irene Kalin.
“Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkobëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë. Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit.
Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.