Zvicra lejon gjyshërit që të takojnë nipër e mbesa, por me një kusht
29 prill 2020
| 14:36
Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë thënë që gjyshërit mund të takojnë nipërit dhe mbesat e tyre, por vetëm nëse ata janë nën 10 vjeç.
Shkencëtarët në këtë vend dolën në përfundimin se të moshuarit nuk rrezikojnë të infektohen me Covid-19 nga nipërit e vegjël, pasi ata nuk kanë “receptorët” e duhur për koronavirusin.
“Fëmijët preken shumë rrallë dhe nuk e përçojnë virusin. Ja pse fëmijët e vegjël nuk paraqesin rrezik për prindërit dhe gjyshërit e tyre”, tha Dr. Daniel Koch, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Zyrën e Shëndetit Publik.
Sigurisht, takimet e gjyshërve me nipër e mbesa rekomandohen vetëm kur fëmijët nuk kanë asnjë simptomë të Covid-19./a2