
Zvicra mposhti Bullgarinë, shkëlqen Shaqiri
25 mars 2021
| 19:57
Zvicra e ka nisur me fitore. Me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën titullarë, Zvicra ka triumfuar 3-1 në udhëtim te Bullgaria, duke i nisur me këmbë të mbarë eliminatoret për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Zvicra e kreu punën që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola për 13 minuta.
Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e Zvicrës, pasi u shënua dy herë në listën e asistuesve.
Haris Seferoviq, Breel Embolo dhe Steven Zuber shënuan për Zvicrën. Në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënojnë golin e nderit, Kiril Despodov realizoi për 1-3. Në Grupin C me Zvicrën e Bullgarinë, janë edhe Italia dhe Irlanda e Veriut.